Kadri Veseli dënohet me 18 vite burg në Hagë/ Fajtor për katër krime lufte, vendimi mund të apelohet

Kadri Veseli është dënuar me 18 vite burg nga Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, pas përfundimit të gjykimit të shkallës së parë ndaj katër ish-krerëve të UÇK-së.
Trupi gjykues e shpalli Veselin fajtor për ndalim të paligjshëm ose arbitrar, trajtim mizor, torturë dhe vrasje të paligjshme, të cilësuara si krime lufte.
Në aktgjykimin e shpallur këtë të mërkurë, gjykata konstatoi se Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi mbajnë përgjegjësi penale për krimet e luftës të ndalimit arbitrar, trajtimit mizor, torturës dhe vrasjes së paligjshme.
Me shpalljen e vendimeve dhe dënimeve për katër ish-krerët e UÇK-së, seanca në Dhomat e Specializuara në Hagë është mbyllur.
Aktgjykimi i dhënë më 16 shtator 2026 është i shkallës së parë dhe palët kanë të drejtë ta apelojnë, çka do të thotë se vendimet e shpallura nuk janë ende përfundimtare.