Gjykata Administrative rrëzon padinë e Veliajt kundër emërimit të Olsi Dados si prokuror

Gjykata Administrative ka rrëzuar padinë e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, i cili kërkonte anulimin e dekretit për emërimin e Olsi Dados në detyrën e prokurorit.
Gjatë shqyrtimit të çështjes, gjykata vlerësoi se Veliaj nuk ka një interes të drejtpërdrejtë juridik për të kundërshtuar dekretin, por vetëm një interes të tërthortë. Sipas vendimit, Bashkia e Tiranës nuk rezulton të ketë asnjë interes në këtë proces.
Gjykata rrëzoi gjithashtu kërkesat e Shoqatës Asociacioni Kombëtar i Medias dhe Drejtësisë dhe të ish-prokurorit Tomi Dedaj, të cilët kërkuan të legjitimoheshin si palë në proces.
Me këtë vendim, kërkesa e Veliajt për anulimin e dekretit që emëroi Olsi Dadon prokuror nuk u pranua nga Gjykata Administrative.