Skip to content
Kryesore

Shkon në 2 numri i viktimave të aksidentit tragjik te TEG-u, humb jetën edhe punonjësi i dytë i betonieres

· 1 min lexim

Ka shkuar në dy numri i viktimave të aksidentit tragjik të ndodhur pasditen e sotme, rreth orës 16:20, te rrethrrotullimi i TEG-ut në Tiranë.

Sipas informacioneve të fundit, të dy shtetasit e huaj që ndodheshin në betoniere kanë humbur jetën. Fillimisht ndërroi jetë një prej shtetasve egjiptianë, ndërsa më pas edhe kolegu i tij nuk mundi t’u mbijetojë plagëve të marra dhe ndërroi jetë në spital.

Ndërkohë, drejtuesi i automjetit tjetër të përfshirë në aksident, 28-vjeçari me inicialet R. Nuri, ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Nga përplasja e fortë, betonierja theu barrierat metalike mbrojtëse të rrethrrotullimit dhe ra në nivelin e poshtëm të aksit rrugor TEG – Elbasan, në drejtim të Elbasanit.

Policia dhe grupi hetimor vijojnë punën për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit tragjik.