Një sherr masiv është regjistruar pak momente më parë në kryqëzimin e “21 dhjetorit” në kryeqytet.
Disa persona kanë dalë nga makinat dhe kanë nisur të përleshen.
Në pamjet filmike të siguruara nga Gazeta Reforma, shihen dy persona që përleshen fizikisht në asfalt.
Më pas pjesë e sherrit bëhen edhe persona të tjerë.
Nuk dihen shkaqet e kësaj ngjarje, por sherri ka marë vëmendjen e shumë personave të pranishëm.
Gjithashtu disa shoferë kanë zbritur nga makinat dhe “po shijojnë shfaqjen”.
Si pasojë e sherrit trafiku është rënduar, ndërsa drejtuesit e mjeteve më të paduruar, kanë nisur që t’i bien borive.
Ndërkohë një motor policie ka mbërritur në vendngjarje, për të sqaruar konfliktin.