Skip to content
Kryesore

Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Erion Veliajt, mbetet në fuqi pezullimi i afateve të paraburgimit

· 1 min lexim

Gjykata e Lartë nuk ka pranuar rekursin e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, duke lënë në fuqi vendimin për pezullimin e afateve të paraburgimit.

Veliaj kishte kundërshtuar vendimin që pezullon llogaritjen e afateve të paraburgimit pas shtyrjeve të seancave gjyqësore në shqyrtimin në themel të çështjes dhe kishte kërkuar shfuqizimin e tij në Gjykatën e Lartë.

Me vendimin e saj, Gjykata e Lartë ka lënë në fuqi qëndrimin e Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë, duke mos pranuar rekursin e paraqitur nga Veliaj.

Çështja e shqyrtuar lidhej me vendimin për pezullimin e afateve të paraburgimit, i cili mbetet në fuqi edhe pas vendimit të Gjykatës së Lartë.