Skip to content
Kryesore

Momente ankthi në Shëngjin: Shmanget tragjedia, shpëtohen nga mbytja nënë e bir

· 1 min lexim

Momente frike dhe ankthi janë regjistruar këtë të hënë në plazhin e Shëngjinit, ku një nënë dhe djali i saj i mitur rrezikuan të humbnin jetën në det.

Ngjarja ndodhi në zonën e “Ranës së Hedhun”, teksa nënë e bir sapo ishin futur në ujë për t’u larë. Brenda pak çastesh, ata u përballën me vështirësi serioze dhe rrezikuan të mbyteshin.

Rojet bregdetare dhe disa pushues që ndodheshin pranë ndërhynë menjëherë, duke bërë të mundur nxjerrjen e tyre nga deti. Në vendngjarje mbërritën edhe shërbimet e emergjencës spitalore, pasi të dy kishin konsumuar një sasi të madhe uji.

Nënë e bir u transportuan në Spitalin Rajonal të Lezhës, ku po marrin trajtim mjekësor. Fatmirësisht, parametrat e tyre jetësorë janë të qëndrueshëm, ndërsa ngjarja që mund të kishte përfunduar në tragjedi u mbyll me shpëtimin e të dyve.