Çështja “Partizani”/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Në Gjykatën e Posaçme është zhvilluar sot seanca e radhës për dosjen “Partizani”, ku është thirrur për të dëshmuar ish-presidenti i Republikës, Bamir Topi.
Topi është paraqitur në cilësinë e dëshmitarit në procesin gjyqësor, ndërsa seanca ishte parashikuar të niste në orën 11:00. Dëshmia e tij konsiderohet me rëndësi për shqyrtimin e çështjes që po zhvillohet në GJKKO.
Pak para nisjes së seancës, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi se nuk ka nevojë për mbështetjen e dëshmitarëve, duke e cilësuar të gjithë procesin gjyqësor si të pabazuar.