Skip to content
Kryesore

Sherri në familje përfundon me plagosje, njerku godet me thikë në kokë 18-vjeçarin dhe arrestohet në Korçë

· 1 min lexim

Një konflikt i çastit brenda një familjeje në Korçë ka përfunduar me plagosjen e një 18-vjeçari, ndërsa policia ka arrestuar njerkun e tij, i dyshuar si autor i ngjarjes.

Sipas Policisë, rreth orës 21:55, në Spitalin Rajonal të Korçës është paraqitur për ndihmë mjekësore shtetasi A. S., rreth 18 vjeç, me plagë në kokë të shkaktuara dyshohet nga një mjet prerës.

Nga veprimet e para hetimore ka rezultuar se i riu është plagosur gjatë një konflikti për motive të dobëta me njerkun e tij, shtetasin N. B., 37 vjeç.

Pas ngjarjes, 37-vjeçari është larguar nga vendi i konfliktit, por falë reagimit të menjëhershëm të shërbimeve të Policisë është bërë i mundur lokalizimi, kapja dhe shoqërimi i tij në Komisariat, ku më pas është vënë në pranga për kryerjen e veprimeve procedurale.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat dhe për të dokumentuar ligjërisht këtë rast.