Skip to content
Kryesore

Tragjedi në Tiranë, gjendet e pajetë një grua në Liqenin e Thatë

· 1 min lexim

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mëngjesin e kësaj të enjteje në zonën e Liqenit të Thatë në Tiranë, ku një grua është gjetur pa shenja jete në ujë.

Sipas informacioneve paraprake, rreth orës 07:10, shërbimet e Stacionit të Policisë Farkë janë njoftuar se një shtetase dyshohej se ishte vetëhedhur në ujërat e liqenit.

Menjëherë pas njoftimit, në vendngjarje kanë mbërritur polumbarët e RENEA-s, të cilët kanë nisur kërkimet. Rreth orës 09:00, ata kanë bërë të mundur nxjerrjen e trupit të pajetë të shtetases M. T., rreth 45 vjeçe.

Banorë të zonës janë shprehur se dyshohet që gruaja mund t’i ketë dhënë fund jetës, megjithatë rrethanat e plota të ngjarjes nuk janë konfirmuar ende nga autoritetet.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën për zbardhjen e plotë dhe dokumentimin e rrethanave të këtij rasti.