Skip to content
Kryesore

Vodhi mbi 500 mijë euro në banesën e Alda Klosit, Rozeta Dobi del nga burgu përmes amnistisë penale

· 1 min lexim

Rozeta Dobi, e dënuar për vjedhjen e mbi 500 mijë eurove në banesën e ish zyrtares Alda Klosi, është liruar nga burgu pasi ka përfituar nga amnistia penale.

Mëngjesin e kësaj të mërkure, Dobi ka lënë qelinë e burgut të grave në Pojskë, duke rifituar lirinë për shkak të zbatimit të ligjit të amnistisë.

Rasti i Rozeta Dobit dhe Alda Klosit u kthye në një nga çështjet më të bujshme të viteve të fundit, pasi gjatë hetimeve u zbulua se pastruesja kishte arritur të merrte një shumë që kalonte 500 mijë euro nga banesa e ish zyrtares.

Ngjarja u zbulua pasi vajza e Alda Klosit konstatoi vjedhjen. Sipas hetimeve, Rozeta Dobi së bashku me djalin e saj, Havier Dobi, kishin hyrë me forcë në banesë dhe kishin tentuar ta paraqisnin ngjarjen si një grabitje të kryer nga persona të panjohur. Megjithatë, pamjet e kamerave të sigurisë zbuluan autorët, çka çoi në arrestimin dhe më pas dënimin e tyre.