Një trup i pajetë është gjetur ditën e sotme në HEC-in e Rrapunit në Librazhd.
Sipas policisë, ai është 27-vjeçari me iniciale B.K., banues në Lunik në Librazhd.
Nga këqyrja paraprake, mbi trupin e pajetë, nuk janë konstatuar shenja dhune.
Blutë në bashkëpunim me punonjësit e HEC-it, i nisën kërkimet mbrëmjen e djeshme, pas njoftimit të rojes, se një person ishte futur në hidrocentral dhe nuk kishte dalë më.
Ndërkohë grupi hetimor, po punon për zbardhjen e ngjarjes.
Informacioni i policisë
Në lidhje me informacionin e dhënë nga roja i digës së HEC-it të Rrapunit, Librazhd se gjatë mbrëmjes së djeshme një shtetas ishte futur në hidrocentral dhe nuk ka dalë më, Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe ka nisur kërkimet.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Librazhd në bashkëpunim me punonjësit e HEC-it është bërë e mundur gjetja dhe nxjerrja e trupit të shtetasit B .K., 27 vjeç, banues në Njësinë Administative Lunik, Librazhd.
Nga këqyrja paraprake e kufomës nuk janë konstatuar shenja dhune apo dëmtime të shkaktuara nga ndonjë faktor tjetër.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.