Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Dokumenti/ Leja për mbetjet e rrezikshme u firmos nga Kumbaro, Drejtësia e la jashtë

22:37 04/02/2026
Reading Time: 3 min lexim

Prokuroria e Durrësit ka firmosur 33 urdhër arreste për zyrtarë dhe biznesmenë të përfshirë në skandalin e kontrabandës së 102 kontenierëve me mbetje të rrezikshme të kompanisë Kurum, por jashtë dosjes hetimore ka mbetur ish ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, e cila ka firmosur lejen për transportin dhe eksportimin e këtyre mbetjeve. Dokumentet zyrtare tregojnë se vendimi është dhënë në prill 2022, duke e bërë atë subjekt të drejtpërdrejtë përgjegjësie penale. Megjithatë hetimi është kufizuar te vartësit dhe zbatuesit, pa u kaluar për kompetencë në SPAK, çka ka shtuar dyshimet për paprekshmëri politike dhe standarde të dyfishta në ndjekjen penale të aferave mjedisore.

Sipas vendimeve të shpallura, Prokuroria e Durrësit ka lëshuar 33 urdhër arreste për skemën e kontrabandës së 102 kontenierëve me mbetje të rrezikshme, të kapura gati për dalje nga Porti i Durrësit me destinacion Tajlandën. Mes të arrestuarve janë pronarët e kompanisë Sokolaj sh.p.k., doganierë dhe ish drejtoresha e Agjencisë Kombëtare të Mjedisit, Arta Dollani, e akuzuar për shkelje të ligjit në trajtimin e mbetjeve.

Ndërkohë jashtë hetimit ka mbetur Mirela Kumbaro, edhe pse ajo ka nxjerrë dhe firmosur aktin që pajiste kompaninë Sokolaj sh.p.k. me leje për eksport dhe transport të mbetjeve të rrezikshme. Dokumenti që publikohet është Akt Miratimi nr. 3732, datë 22 prill 2022, i firmosur nga Kumbaro, për pajisjen e kësaj kompanie me Licencë Mjedisore, Kategoria III.2.B. Mbështetur në këtë provë shkresore, Prokuroria kishte dhe ka detyrim ligjor ta përfshijë ish ministren në dosjen hetimore, pasi ajo rezulton se ka dhënë lejen për kontrabandimin e mbetjeve të rrezikshme të Kurum. Duhet gjithashtu të hetohet nëse leja është dhënë në mënyrë të paligjshme, nëse nuk është regjistruar apo arkivuar si akt zyrtar, ose nëse është zhdukur pas shpërthimit të skandalit dhe është gjetur vetëm në dosjet e kompanisë Sokolaj sh.p.k.

Është cilësuar absurde që Kumbaro nuk është regjistruar as si subjekt hetimi, ndërkohë që vartësja e saj, Arta Dollani, është marrë e pandehur me masë arrest në shtëpi si zbatuese e lejes së dhënë nga ish ministrja. Në këto kushte, Prokuroria e Durrësit, në zbatim të Kodit të Procedurës Penale, duhej t’ia kalonte çështjen SPAK për kompetencë hetimi, por nuk e ka bërë dhe as e ka regjistruar Kumbaron si subjekt hetimi.

Përtej këtij rasti, emri i Mirela Kumbaros ka dalë i përfshirë në një sërë aferash që lidhen me kulturën, mjedisin dhe turizmin, nga viti 2013 deri në vitin 2025, gjatë kohës që ajo ka mbajtur poste ministrore. Sipas raporteve të KLSH të dërguara në Prokurori dhe në SPAK, vendimet e saj për toka bregdetare, pyje, parqe, lumenj dhe burime ujore në zona të mbrojtura, si edhe për leje HECesh dhe guroresh, i kanë shkaktuar rreth 2 miliardë euro dëme pasurive kombëtare.

Emri i saj është përmendur edhe si bashkëpunëtore me ish ministrin Ilir Beqaj në vjedhjen e fondeve të ministrisë dhe donacioneve të Bashkimit Europian përmes tenderëve dhe faturave fiktive, si edhe në dhënien e tokave në zonën e Butrintit për resorte, përfshirë dhënien e qendrës së Butrintit për ndërtim hotelesh dhe aktivitetesh tregtare. Po ashtu ajo është lidhur me leje ndërtimi dhe shfrytëzimi në Kala të mbrojtura, si Lëkurësi në Sarandë dhe Kalaja e Gjirokastrës, si edhe me zhdukjen e 138 veprave arti dhe historie nga institucionet kombëtare, të nxjerra me urdhër për restaurime apo ekspozita dhe të pakthyera më.

Pavarësisht këtyre fakteve dhe dokumenteve zyrtare, Prokuroria e Juridiksionit të Përgjithshëm dhe SPAK nuk e kanë marrë asnjëherë në pyetje Mirela Kumbaron, ashtu siç ndodhi edhe në rastin e lejes për kontrabandën e mbetjeve të rrezikshme, duke forcuar perceptimin e një mburoje politike rreth saj dhe lidhjeve të saj me kryeministrin Edi Rama.

Të tjera

Oligarkë, nuk ju urren propaganda; Ju urren kujtesa e njerëzve!
Aktualitet

Oligarkë, nuk ju urren propaganda; Ju urren kujtesa e njerëzve!

Për vite me radhë ishit aty. Pranë pushtetit. Pranë parave. Pranë çdo tenderi, çdo leje, çdo koncesioni e çdo privilegji....

11:00 10/06/2026
148 vjet nga Lidhja e Prizrenit, organizimit që bashkoi shqiptarët në mbrojtje të trojeve, identitetit dhe të drejtave
Kryesore

148 vjet nga Lidhja e Prizrenit, organizimit që bashkoi shqiptarët në mbrojtje të trojeve, identitetit dhe të drejtave

Sot shënohet 148-vjetori i themelimit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, organizimit të parë politik kombëtar që bashkoi shqiptarët në mbrojtje...

10:39 10/06/2026
Para
“Një shërbëtore pa dinjitet”

"Një shërbëtore pa dinjitet"

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Oligarkë, nuk ju urren propaganda; Ju urren kujtesa e njerëzve!

Oligarkë, nuk ju urren propaganda; Ju urren kujtesa e njerëzve!

11:00 10/06/2026
148 vjet nga Lidhja e Prizrenit, organizimit që bashkoi shqiptarët në mbrojtje të trojeve, identitetit dhe të drejtave

148 vjet nga Lidhja e Prizrenit, organizimit që bashkoi shqiptarët në mbrojtje të trojeve, identitetit dhe të drejtave

10:39 10/06/2026
Gjurmë gjaku në makinën e mikut të ngushtë, thellohet misteri i Eglant Koçit/ Dyshimet e policisë: 34-vjeçari mund të jetë ekzekutuar

Gjurmë gjaku në makinën e mikut të ngushtë, thellohet misteri i Eglant Koçit/ Dyshimet e policisë: 34-vjeçari mund të jetë ekzekutuar

10:26 10/06/2026
Merrni guximin t’i bashkoheni popullit tuaj, para se të mbeteni përgjithmonë në histori si patronazhistë

Merrni guximin t’i bashkoheni popullit tuaj, para se të mbeteni përgjithmonë në histori si patronazhistë

08:43 10/06/2026
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.