Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

SPAK dërgon për gjykim Benet Becin dhe zyrtarë të tjerë për tenderin 70 mln lekë

18:54 09/01/2026
Reading Time: 2 min lexim
SPAK dërgon për gjykim Benet Becin dhe zyrtarë të tjerë për tenderin 70 mln lekë

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar SPAK ka paraqitur kërkesën për gjykim ndaj kryebashkiakut të Shkodrës Benet Beci dhe disa zyrtarëve të tjerë, të akuzuar për shkelje të barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike, në bashkëpunim.

Së bashku me Becin, në gjykim janë dërguar edhe Adela Ruko, Edlira Mitrushi, Jonid Kazani, Yllka Nishku, Premtim Dauti dhe Rudin Gjoni. Akuza lidhet me një procedurë prokurimi me vlerë rreth 70 milionë lekë, ku sipas SPAK, është paracaktuar fituesi i tenderit.

Sipas njoftimit zyrtar, objekt i hetimit është procedura e prokurimit e zhvilluar nga Korporata Elektroenergjitike Shqiptare sh.a., me objekt “Zhvillimi Strategjik i Sektorit Energjitik (Projekt Kërkimor)”, me numër reference REF-46463-12-18-2019 dhe me fond limit 69,500,000 lekë.

SPAK bën me dije se më datë 08.01.2026 është paraqitur kërkesa për gjykimin e procedimit penal nr. 196 të vitit 2024, për veprën penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, parashikuar nga nenet 258 dhe 25 të Kodit Penal.

Hetimi ka nisur kryesisht mbi bazën e referimit të akteve nga hetuesit e Byroja Kombëtare e Hetimit. Nga aktet e administruara ka rezultuar se gjatë zhvillimit të kësaj procedure prokurimi janë evidentuar rrethana fakti që lidhen me veprime të kundërligjshme të titullarit të autoritetit kontraktor, anëtarëve të njësisë së prokurimit dhe anëtarëve të komisionit të vlerësimit të ofertave.

Sipas SPAK, shkeljet kanë konsistuar në përllogaritjen e fondit limit, hartimin e termave të referencës, përcaktimin e kritereve në dokumentacionin standard të tenderit, si dhe në fazën e vlerësimit të ofertave.

Nga analiza e provave të siguruara përmes teknikave të posaçme të hetimit, provave materiale të sekuestruara gjatë kontrollit në banesën e shtetasit Evis Berberi, bashkëshorti i të pandehurës Adela Ruko, si dhe nga veprime të tjera hetimore, ka rezultuar se Benet Beci, në detyrën e Administratorit të KESH sh.a., në bashkëpunim me anëtarët e njësisë së prokurimit dhe komisionit të vlerësimit të ofertave, kanë paracaktuar dhe krijuar avantazhe dhe privilegje të padrejta për shoqërinë fituese “Consulting & Management Albania” sh.p.k.

Në këtë procedurë prokurimi, sipas SPAK, janë konstatuar veprime në kundërshtim me nenet 1, 2, 20, 24 dhe 46 të ligjit nr. 9643, datë 20.11.2006 “Për prokurimin publik”, i ndryshuar, si dhe me nenet 28 dhe 61 të VKM nr. 914, datë 29.12.2014 “Për miratimin e rregullave të prokurimit publik”.

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Të tjera

“Nuk ikim nga sheshi”, diaspora do ta gdhijë sonte para Kryeministrisë
Aktualitet

“Nuk ikim nga sheshi”, diaspora do ta gdhijë sonte para Kryeministrisë

Protesta para Kryeministrisë do të vijojë edhe gjatë natës. Shqiptarët e ardhur nga diaspora, të cilët iu bashkuan tubimit të...

23:53 20/06/2026
Internet celular më i shtrenjtë se në rajon, shqiptarët paguajnë faturën e duopolit
Aktualitet

Internet celular më i shtrenjtë se në rajon, shqiptarët paguajnë faturën e duopolit

Shqipëria rezulton vendi më i shtrenjtë në Ballkanin Perëndimor për paketën bazë të internetit celular, në raport me të ardhurat...

20:35 19/06/2026
Para
Shembet Unaza e Poshtme e Burrelit para dorëzimit nga ARRSH, tender 1.3 mln euro

Shembet Unaza e Poshtme e Burrelit para dorëzimit nga ARRSH, tender 1.3 mln euro

Lajmet e fundit

“Nuk ikim nga sheshi”, diaspora do ta gdhijë sonte para Kryeministrisë

“Nuk ikim nga sheshi”, diaspora do ta gdhijë sonte para Kryeministrisë

23:53 20/06/2026
Internet celular më i shtrenjtë se në rajon, shqiptarët paguajnë faturën e duopolit

Internet celular më i shtrenjtë se në rajon, shqiptarët paguajnë faturën e duopolit

20:35 19/06/2026
I dashur ministër “të fala topave”!

I dashur ministër “të fala topave”!

20:28 19/06/2026
Ata pak personazhe publikë që folën në fillim për protestën, pse papritur po heshtin tani?

Ata pak personazhe publikë që folën në fillim për protestën, pse papritur po heshtin tani?

20:04 19/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • English