Një tjetër person ka rënë në pranga si pasojë e aksionit anti-informalitet, që ka ndërmarrë Antikrimi Ekonomik në Policinë e Shtetit.
Sipas informacionit paraprak të policisë, është arrestuar D.B. 31 vjeç, banues në Shkodër.
Ndaj tij rëndojnë akuzat e “Krijimit të skemave mashtruese me faturat tatimore”, Falsifikimi i vulave stampave dhe formularëve” dhe “Fshehje e të ardhurave”.
Me arrestimin e 31-vjeçarit, shkon në 16 numri i personave që kanë rënë në pranga.
Ndërkohë 15 të arrestuarit e tjerë u njohën sot me masën e sigurisë, ku 14 prej tyre u lanë në burg, ndërsa vetëm njëri në arrest shtëpie.
Policia e Tiranës në informacion paraprak
Vijon operacioni policor i koduar “Informaliteti”.
Shkon në 16 numri i administratorëve të shoqërive dhe kompanive të ndryshme, të arrestuar.
Arrestohet një tjetër administrator i një subjekti privat për “Krijim të skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar”, “Falsifikimi i vulave, stampave ose formularëve”, si dhe “Fshehje e të ardhurave” .
Në vijim të operacionit policor të koduar “Informaliteti”, në kuadër të cilit u ndaluan 15 shtetas, administrator në kompani dhe shoqëri biznesi, gjatë paradites së sotme nga Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë u ndalua një tjetër administrator i një subjekti privat i shpallur në kërkim policor konkretisht shtetasi : – D. B.,31 vjeç banues në Shkodër.
Vijon puna për kapjen e personave të tjetër të shpallur në kërkim në kuadër të këtij operacioni
Materialet procedurale ju kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Tiranë, në ngarkim të shtetasve të mësipërm, për veprat penale “Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar”, “Falsifikimi i vulave, stampave ose formularëve”, si dhe “Fshehje e të ardhurave” .