Një person është gjetur i pajetë ditën e sotme, në rrugën “5 maji” në kryeqytet.
Viktima është një 66-vjeçar me inciale J.M.
Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur në një objekt në ndërtim.
Dyshohet se 66-vjeçari ka humbur ekuilibirin dhe ka përplasur kokën duke gjetur vdekjen,
Mirëpo nuk jepen detaje, se çfarë ka qenë duke bërë punëtori para se të rrëzohej.
Një dëshmitare për “Report tv”, shprehet se viktima po kosiste barin kur u rrëzua.
“E pashë nga ballkoni ngjarjen. Aty ishte inxhinieri dhe punëtorë të tjerë. E pashë kur ra, se po kosiste barin brenda kantierit. Ai tjetri thërriti dhe bërtiti dhe e lëvizi, por nuk lëvizi më”, u shpreh dëshmitarja.
Trupi i 66-vjeçarit ndodhet në morg, ku do t’i nënshtrohet ekspertizës mjeko-ligjore, për të zbuluar shkaqet e vdekjes.
Ndërkohë policia ka nisur hetimet, për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.