Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Atentati në Rinas: Shoqërohen 15 persona, Policia kërkon ndihmë nga autoritetet spanjolle për hetimin e lëvizjeve të Gilmando Danit dhe Muçi Shaljanit

11:20 13/11/2025
Reading Time: 2 min lexim
Atentati në Rinas: Shoqërohen 15 persona, Policia kërkon ndihmë nga autoritetet spanjolle për hetimin e lëvizjeve të Gilmando Danit dhe M...

Hetimet për ekzekutimin mafioz të Gilmando Danit pranë aeroportit të Rinasit po thellohen, ndërsa Policia e Tiranës ka kërkuar zyrtarisht ndihmë nga autoritetet spanjolle për të zbuluar lëvizjet dhe kontaktet e tij gjatë qëndrimit në Barcelona, ku ndodhej së bashku me Muçi Shaljanin, punonjësin e Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore (AMP).

Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se kërkesa drejtuar Spanjës synon të verifikojë personat me të cilët Dani dhe Shaljani kanë pasur komunikime apo takime gjatë 4 ditëve të qëndrimit në Barcelonë, për të përcaktuar nëse ndonjë informacion për lëvizjet e tyre është rrjedhur drejt autorëve të atentatit. Deri më tani, nuk ka ardhur përgjigje zyrtare nga autoritetet spanjolle.

Në Shqipëri, forcat policore po kryejnë kontrolle intensive në Tiranë, Kamëz, Nikël dhe Fushë-Krujë, duke u përqendruar kryesisht në godina të braktisura dhe ambiente periferike, ku dyshohet se autorët mund të kenë gjetur strehë pas ngjarjes. Edhe pse janë shoqëruar 15 persona, ende nuk ka asnjë të arrestuar apo të dyshuar konkret për vrasjen.

Sipas ekspertizës mjeko-ligjore të kryer në Morgun e Tiranës, Gilmando Dani ka marrë 20 plumba në trup, ndërsa në vendngjarje janë gjetur mbi 80 gëzhoja. Kjo tregon se atentati është kryer me një breshëri të qëlluar në mënyrë profesionale dhe me synim eliminimin e menjëhershëm të viktimës.

Nga ana tjetër, Muçi Shaljani ka marrë 10 plumba në trup dhe një në kokë, dhe ndodhet në gjendje kritike, i intubuar në spitalin e Traumës. Për shkak të dëmtimeve të shumta, mjekët kanë refuzuar ndërhyrjen kirurgjikale.

Hetuesit kanë konfirmuar gjithashtu se automjeti i autorëve, një Toyota Yaris me targa greke, rezulton i vjedhur në Greqi më 22 tetor 2023, ndërsa targat e përdorura ishin të mbivendosura në vitin 2024, çka tregon për një përgatitje të kujdesshme të atentatit dhe përfshirjen e një rrjeti të mirëorganizuar kriminal.

Grupi hetimor po punon në disa pista paralele, përfshirë mundësinë e përfshirjes së bashkëpunëtorëve nga jashtë vendit dhe të rrjedhjes së informacionit nga brenda aeroportit, që mund të ketë lehtësuar ndjekjen dhe ekzekutimin e Gilmando Danit vetëm pak minuta pas mbërritjes së tij në Shqipëri.

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Të tjera

Kur pushteti prek bukën e protestuesit…
Aktualitet

Kur pushteti prek bukën e protestuesit…

Në fillim e injoruan protestën. Pastaj e tallën. Pastaj e quajtën të manipuluar, të huaj, të lidhur me Iranin, Greqinë,...

16:39 23/06/2026
“Nga lajmi te lajmësi”, BIRN: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës
Aktualitet

“Nga lajmi te lajmësi”, BIRN: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

Prej 31 majit, mijëra protestues mblidhen çdo natë poshtë zyrës së kryeministrisë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë dhe...

15:54 23/06/2026
Para
Nëna e 27 vjeçarit të vrarë dhe djegur në Greqi humb jetën nga dhimbja

Nëna e 27 vjeçarit të vrarë dhe djegur në Greqi humb jetën nga dhimbja

Lajmet e fundit

Kur pushteti prek bukën e protestuesit…

Kur pushteti prek bukën e protestuesit…

16:39 23/06/2026
“Nga lajmi te lajmësi”, BIRN: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

“Nga lajmi te lajmësi”, BIRN: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

15:54 23/06/2026
SPAK: Dy vartëset e Ballukut ndryshuan kontratën e energjisë dhe paguan faturat e vilës në Dhërmi, mesazhet që fundosin skemën e fshehjes së pronës

SPAK: Dy vartëset e Ballukut ndryshuan kontratën e energjisë dhe paguan faturat e vilës në Dhërmi, mesazhet që fundosin skemën e fshehjes së pronës

15:39 23/06/2026
“Fuck you”! Rama sfidon protestuesit dhe akuzat për korrupsion: Më quajnë ‘Kumbari’? Le ta provojnë, pastrimi i parave nuk është problem i madh në Shqipëri”

“Fuck you”! Rama sfidon protestuesit dhe akuzat për korrupsion: Më quajnë ‘Kumbari’? Le ta provojnë, pastrimi i parave nuk është problem i madh në Shqipëri”

15:18 23/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • English