Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili ndodhet në burgun e Durrësit nën akuzë për 13 vepra penale, mes tyre edhe pesë të rënda, ka nisur lëvizjet e para pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese.
Nga qelia e tij, Veliaj ka urdhëruar ndryshime në administratën e Bashkisë së Tiranës, duke përgatitur shkarkimin e disa drejtorëve të komanduar apo të emëruar gjatë periudhës së drejtimit nga Anuela Ristani. Burime brenda institucionit bëjnë me dije se ai synon të rikthejë në detyrë bashkëpunëtorët e tij më të afërt.
Këto zhvillime vijnë menjëherë pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, e cila rrëzoi aktin e Qeverisë për shkarkimin e tij dhe i njohu të drejtën për të vijuar mandatin, pavarësisht se ndodhet në burg. Ndërkohë, Veliaj mbetet në qeli, pa asnjë vendim gjyqësor që e favorizon për liri, por sipas burimeve, po përpiqet të ushtrojë ndikim mbi zhvillimet politike dhe institucionale pas vendimit të fundit kushtetues.







