Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

BE i mbyll derën Shqipërisë: Pa gjykuar vjedhësit e IPARD nuk hapet kapitulli i bujqësisë/ Ja skema e vjedhjes

19:07 02/09/2025
Reading Time: 2 min lexim

Qeveria shqiptare është kapur përballë një muri europian. Komisioni Europian paralajmëroi se kapitulli i bujqësisë nuk do të hapet pa çuar në gjykatë hajdutët e 138 milionë eurove të IPARD II. Dhe këta hajdutë nuk janë anonimë: janë ish-drejtorë, ministra dhe klientë të pushtetit që i shndërruan grantet e fermerëve në vila, resorte dhe hotele.

Dosja është gati që prej vitit 2021, kur OLAF e depozitoi në SPAK kallëzimin penal për Frida Krifcën. Katër vjet më pas, SPAK i Altin Dumanit ende nuk ka regjistruar një çështje penale. Krifca jo vetëm që nuk u hetua, por u shpërblye nga kryeministri Rama me poste të reja qeveritare, madje si këshilltare për fondet e BE-së në Kryeministri.

Një skemë tradhtie ndaj një sektori ku shqiptarët mbijetojnë çdo ditë. Ndërsa blegtorët derdhin qumështin në kanale sepse nuk arrijnë të shesin produktin, militantët e pushtetit marrin kredi pa interes për shtëpi të reja. Ndërsa fermerëve u thahen arat për mungesë uji dhe prodhimet kalben në magazina, administrata e fryrë me mbi 130 mijë punonjës paguhet me fonde që ishin destinuar për farëra, pleh dhe naftë. Nga çdo 100 lekë të buxhetit për bujqësinë, 55 shkojnë për këtë aparat burokratik që nuk prodhon gjë tjetër veçse patronazh elektoral.

Në vend që të lejohej drejtësia të hetonte, qeveria pagoi 376,800 euro për një kompani të huaj që të “hetonte” atë që OLAF e kishte hetuar e dokumentuar prej kohësh. Një farsë tenderi, me fitues të paracaktuar, që e kthen absurdin në strategji shtetërore: të mbulohet vjedhja me raporte të shtrenjta, të fitohet kohë dhe të mbeten të paprekur të njëjtët njerëz që shkatërruan fondet e fermerëve.

Ndërkohë fqinjët tanë ecin përpara. Serbia siguroi 288 milionë euro nga IPARD III për modernizimin e bujqësisë. Shqipëria bllokim, mashtrime publike të Edi Ramës që shpall kapituj të hapur që nuk ekzistojnë, dhe përgënjeshtrime të turpshme nga Delegacioni i BE-së.

Realiteti është ky: ndërsa ndërtimi rritet me 14% dhe importet bujqësore me 20%, tokat shqiptare lihen djerr për mungesë mbështetjeje. Ndërsa qeveria paguan qindra mijëra euro për raporte “forensic”, fermerët braktisin fshatin. Ndërsa vilat e ndërtuara me fondet e IPARD presin turistë, bujqësia shqiptare fundoset në mjerim.

Pushteti që shpërblen veten, administrata paguhet për vota, SPAK-u hesht dhe kryeministri mashtron hapur mbi negociatat me BE. BE e tha qartë: pa gjykuar hajdutët nuk ka kapitull. A do të kemi ndonjëherë drejtësi, apo do të vazhdojmë të paguajmë hajdutët për të zbuluar hajdutët?

Një tradhti kombëtare ndaj fermerëve shqiptarë, ndaj bujqësisë dhe ndaj vetë integrimit europian të vendit. Dhe përgjegjësit janë të gjithë: qeveria që grabiti, SPAK-u që heshti, dhe një sistem që ka vendosur të mbajë peng të ardhmen e vendit për interesat e një grushti pushtetarësh.

Etiketa: BEBujqësiaedi ramafondetFrida KrifcaOLAFreformaeditorialSPAK

Të tjera

14-vjeçarja që po bën histori në mundjen shqiptare, shpallet nënkampione e Ballkanit për moshat U-15
Kryesore

14-vjeçarja që po bën histori në mundjen shqiptare, shpallet nënkampione e Ballkanit për moshat U-15

Erglena Domi, vetëm 14 vjeçe, po hyn në historinë e sportit shqiptar si një nga talentet më premtuese të mundjes....

11:05 28/10/2025
Tirana mes 6 qyteteve më të shtrenjta në Europë për blerjen e pronës, tejkalon edhe Milanon
Kryesore

Tirana mes 6 qyteteve më të shtrenjta në Europë për blerjen e pronës, tejkalon edhe Milanon

Tirana renditet ndër gjashtë qytetet më të shtrenjta në Europë për përballueshmërinë e blerjes së një apartamenti, si pasojë e...

10:47 28/10/2025
Para
Horoskopi sot, 28 nëntor 2023

Horoskopi: 3 shtator 2025

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

14-vjeçarja që po bën histori në mundjen shqiptare, shpallet nënkampione e Ballkanit për moshat U-15

14-vjeçarja që po bën histori në mundjen shqiptare, shpallet nënkampione e Ballkanit për moshat U-15

11:05 28/10/2025
Tirana mes 6 qyteteve më të shtrenjta në Europë për blerjen e pronës, tejkalon edhe Milanon

Tirana mes 6 qyteteve më të shtrenjta në Europë për blerjen e pronës, tejkalon edhe Milanon

10:47 28/10/2025
Tragjedi në Vlorë: 17-vjeçari humb jetën pasi u përplas nga “Porsche”-i, shoferi i dehur në pranga, familjarët: Nuk na japin trupin e djalit

Tragjedi në Vlorë: 17-vjeçari humb jetën pasi u përplas nga “Porsche”-i, shoferi i dehur në pranga, familjarët: Nuk na japin trupin e djalit

10:34 28/10/2025
Tërmeti 6.1 ballë tronditi Balıkesirin, fatmirësisht pa viktima; lëkundjet u ndjenë edhe në Stamboll e Izmir

Tërmeti 6.1 ballë tronditi Balıkesirin, fatmirësisht pa viktima; lëkundjet u ndjenë edhe në Stamboll e Izmir

10:20 28/10/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.