Skip to content
Të Gjitha

Rama – “Rindërtuam 100 qendra shëndetësore, shumë shpejt do të jenë 300”

· 1 min lexim

Qeveria vazhdon me programin e saj për rehabilitimin e qendrave shëndetësore.

Njoftimin e dha as më shumë e as më pak, por vetë kryeministri Rama, në rrjetet sociale.

300 qendra të tilla në të gjithë qarqet e vendit sipas projektit fillestar, tashmë janë 100 më pak, pasi ky është numri i atyre që kanë ndryshuar “faqe”.

Kryeministri Rama solli në vemendjë qarkun e Durrësit, ku u rindërtuan qendrat shëndetësore në Radë, Gjepalaj, Metallë, Hardhishtë dhe Krujë.