Një shpërthim me lëndë plasëse ka tronditur kryeqytetin në orët e para të mëngjesit të sotëm. Ngjarja është shënuar në Rrugën e Durrësit, ku eksplozivi ishte vendosur pranë hyrjes së një lokali.
Fatmirësisht, nuk raportohet për të lënduar, por shpërthimi ka shkaktuar panik dhe dëme materiale në ambientet e biznesit.
Forcat e policisë mbërritën menjëherë në vendngjarje dhe kanë nisur hetimet për të zbardhur motivet dhe autorët e mundshëm të ngjarjes.
Njoftimi i Policisë:
Tiranë/Informacion paraprak
Rreth orës 03:45, në Rrugën e Durrësit, në lokalin në pronësi të shtetasit A. S., dyshohet se ka plasur një sasi e vogël lënde plasëse, e vendosur pranë derës hyrëse të lokalit.
Si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Nuk ka persona të lënduar. Grupi hetimor po vijon punën për identifikimin dhe kapjen e autorit/autorëve, si dhe për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.