Dy persona janë vënë në pranga nga Policia në Sarandë, pasi akuzohen për zjarrvënie të qëllimshme në një sipërfaqe toke në fshatin Leshnicë e Poshtme, në territorin e Bashkisë Finiq.
Si pasojë e zjarrit të shkaktuar më 5 korrik, rreth orës 12:00, u dogjën afërsisht 450 metra katrorë me bimësi dhe pemë frutore.
Të arrestuarit janë shtetasja P.G., 55 vjeçe, banuese në Sarandë, dhe I.R., 53 vjeç, banues në Finiq, të cilët dyshohet se kanë vepruar në bashkëpunim për ndezjen e zjarrit.
Materialet për këtë ngjarje janë referuar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, me akuzën për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”.
Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë u bën thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes dhe të mos përfshihen në veprime të rrezikshme për mjedisin dhe pronën, pasi zjarrvënia është një krim që ndëshkohet me ligj.