Trupi i një të moshuari është gjetur i pajetë në ujërat e liqenit të Pogradecit.
Sipas informacioneve paraprake, trupi u gjet nga banorë të zonës në bregun e liqenit, të cilët njoftuan menjëherë autoritetet.
Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për të sqaruar rrethanat e vdekjes dhe për të bërë identifikimin e viktimës.
Paraprakisht dyshohet se bëhet fjalë për një të moshuar të raportuar më herët si i zhdukur nga familjarët. Identiteti i tij është ende në verifikim.