Janë përzgjedhur emrat fitues për drejtimin e pesë komisariateve në vend, pas përfundimit të procesit të pikëzimit nga Komisioni i Vlerësimit në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit.
Bëhet fjalë për vendet vakante në Komisariatin nr. 2 në Tiranë, Komisariatin e Rinasit, Himarës, si dhe në Komisariatin e Kufirit në Dibër dhe Sarandë.
Fillimisht, në garë aplikuan 50 efektivë policie me gradat “nënkomisar”, “komisar” dhe “kryekomisar”. Pas verifikimit të dokumentacionit, u kualifikuan 46 kandidatë, ndërsa në intervistim morën pjesë 42 prej tyre, pasi katër efektivë u tërhoqën.
Sipas kritereve ligjore, pragu minimal për kualifikim ishte 70 pikë, dhe vetëm 17 kandidatë e kaluan këtë kufi. Idris Daulle, aktualisht zëvendësdrejtor i Policisë së Tiranës, kryeson listën me 74 pikë, i ndjekur nga Përparim Dema, aktualisht në krye të Komisariatit të Rinasit, i cili për herë të parë zgjidhet përmes gare.
Ndër emrat e tjerë të listës fituese janë edhe ish-shefa komisariatesh si Oltion Agolli dhe Bledar Rreshka. Vëmendje ka marrë edhe e vetmja kandidate femër, Ediona Dano, shefe seksioni për parandalimin e dhunës në familje dhe mbrojtjen e të miturve në DVP Tiranë.
Pas publikimit të listës, kandidatët kanë 5 ditë afat për ankesa, ndërsa më pas i takon drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, Ilir Proda, të vendosë 5 emrat përfundimtarë që do të emërohen në krye të komisariateve.
Lista e emrave dhe pikëzimi
1. Kryekomisar Idris Daulle – 74
2. Kryekomisar Perparim Dema – 73
3. Kryekomisar Faik Ruko – 72
4. Komisar Ermal Gjoka – 72
5. Komisar Elvid Shehu – 72
6. Kryekomisar Florian Dano – 72
7. Nënkomisar Ferit Merkaj – 71
8. Komisar Kliton Zharri – 71
9. Kryekomisar Artur Mersini – 70
10. Komisar Behar Gançi – 70
11. Kryekomisar Oltjon Agolli – 70
12. Kryekomisar Pllumb Kovacica – 70
13. Kryekomisar Bledar Rreshka – 70
14. Kryekomisar Ardjan Cela – 70
15. Nënkomisar Ermal Kenaçi – 70
16. Komisar Edjona Dano – 70
17. Komisar Feliks Hoda – 70
18. Komisar Sokol Myrta – 68
19. Komisar Orgert Thoma – 68
20. Komisar Arjan Demçe – 67
21. Kryekomisar Elvin Karaj – 67
22. Komisar Roland Alushani – 67
23. Kryekomisar Alfred Cenaj – 66
24. Komisar Albert Hoxha – 66
25. Komisar Arben Kadu – 65
26. Kryekomisar Artan Kuka – 64
27. Komisar Petrit Hala – 61
28. Komisar Arenc Qordja – 61
29. Kryekomisar Skelzen Mefushi – 59
30. Komisar Saimir Koçiaj – 58
31. Komisar Ylli Bici – 58
32. Nënkomisar Armand Zegirllari – 55
33. Komisar Klodian Dani – 54
34. Kryekomisar Armand Kerçani – 53
35. Komisar Belina Nurja – 53
36. Komisar Kelton Liçkollari – 51
37. Komisar Aldo Habip – 50
38. Komisar Jeton Marku – 50
39. Komisar Artan Redhaj – 50
40. Komisar Bekim Selimaj – 49
41. Komisar Admir Goduni – 49
42. Nënkomisar Thoma Zisi – 48