Skip to content
Kryesore

Ndryshime në Policinë e Shtetit, emrat e rinj që pritet të drejtojnë 5 komisaritet

· 2 min lexim

Janë përzgjedhur emrat fitues për drejtimin e pesë komisariateve në vend, pas përfundimit të procesit të pikëzimit nga Komisioni i Vlerësimit në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit.

Bëhet fjalë për vendet vakante në Komisariatin nr. 2 në Tiranë, Komisariatin e Rinasit, Himarës, si dhe në Komisariatin e Kufirit në Dibër dhe Sarandë.

Fillimisht, në garë aplikuan 50 efektivë policie me gradat “nënkomisar”, “komisar” dhe “kryekomisar”. Pas verifikimit të dokumentacionit, u kualifikuan 46 kandidatë, ndërsa në intervistim morën pjesë 42 prej tyre, pasi katër efektivë u tërhoqën.

Sipas kritereve ligjore, pragu minimal për kualifikim ishte 70 pikë, dhe vetëm 17 kandidatë e kaluan këtë kufi. Idris Daulle, aktualisht zëvendësdrejtor i Policisë së Tiranës, kryeson listën me 74 pikë, i ndjekur nga Përparim Dema, aktualisht në krye të Komisariatit të Rinasit,  i cili për herë të parë zgjidhet përmes gare.

Ndër emrat e tjerë të listës fituese janë edhe ish-shefa komisariatesh si Oltion Agolli dhe Bledar Rreshka. Vëmendje ka marrë edhe e vetmja kandidate femër, Ediona Dano, shefe seksioni për parandalimin e dhunës në familje dhe mbrojtjen e të miturve në DVP Tiranë.

Pas publikimit të listës, kandidatët kanë 5 ditë afat për ankesa, ndërsa më pas i takon drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, Ilir Proda, të vendosë 5 emrat përfundimtarë që do të emërohen në krye të komisariateve.

Lista e emrave dhe pikëzimi

1. Kryekomisar Idris Daulle – 74

2. Kryekomisar Perparim Dema – 73

3. Kryekomisar Faik Ruko – 72

4. Komisar Ermal Gjoka – 72

5. Komisar Elvid Shehu – 72

6. Kryekomisar Florian Dano – 72

7. Nënkomisar Ferit Merkaj – 71

8. Komisar Kliton Zharri – 71

9. Kryekomisar Artur Mersini – 70

10. Komisar Behar Gançi – 70

11. Kryekomisar Oltjon Agolli – 70

12. Kryekomisar Pllumb Kovacica – 70

13. Kryekomisar Bledar Rreshka – 70

14. Kryekomisar Ardjan Cela – 70

15. Nënkomisar Ermal Kenaçi – 70

16. Komisar Edjona Dano – 70

17. Komisar Feliks Hoda – 70

18. Komisar Sokol Myrta – 68

19. Komisar Orgert Thoma – 68

20. Komisar Arjan Demçe – 67

21. Kryekomisar Elvin Karaj – 67

22. Komisar Roland Alushani – 67

23. Kryekomisar Alfred Cenaj – 66

24. Komisar Albert Hoxha – 66

25. Komisar Arben Kadu – 65

26. Kryekomisar Artan Kuka – 64

27. Komisar Petrit Hala – 61

28. Komisar Arenc Qordja – 61

29. Kryekomisar Skelzen Mefushi – 59

30. Komisar Saimir Koçiaj – 58

31. Komisar Ylli Bici – 58

32. Nënkomisar Armand Zegirllari – 55

33. Komisar Klodian Dani – 54

34. Kryekomisar Armand Kerçani – 53

35. Komisar Belina Nurja – 53

36. Komisar Kelton Liçkollari – 51

37. Komisar Aldo Habip – 50

38. Komisar Jeton Marku – 50

39. Komisar Artan Redhaj – 50

40. Komisar Bekim Selimaj – 49

41. Komisar Admir Goduni – 49

42. Nënkomisar Thoma Zisi – 48