Skip to content
Kryesore

Aksident në Rrugën e Arbrit, makina del nga rruga, dy të plagosur

· 1 min lexim

Një aksident rrugor u regjistrua mesditën e sotme në Rrugën e Arbrit, rreth orës 15:30.

Sipas informacioneve paraprake, drejtuesi i mjetit, 32-vjeçari Elton Musta, humbi kontrollin e automjetit, duke dalë nga rruga dhe u përplas me barrierat anësore.

Si pasojë e aksidentit, u plagos vetë shoferi si dhe pasagjeri në makinë, 26-vjeçari Andi Visha.

Të dy të rinjtë u transportuan me urgjencë në spital, ku ndodhen nën mbikëqyrjen e stafit mjekësor.

“Rreth orës 15:30, në Rrugën e Arbrit, shtetasi E. M., rreth 32 vjeç, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi automjetin që drejtonte dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga.

Nga përplasja është dëmtuar drejtuesi i automjetit dhe pasagjeri në automjet shtetasi A. V., 26 vjeç, të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të rastit”, njoftoi policia.