Këtë vit t’i harrojmë fishekzjarrët dhe kapsollat, tre ministri të tjera japin ultimatum!
Duhet ta ngulisim përgjithmonë në mendje këtë vit, se nuk do të ketë më fishekzjarrë apo kapsolla dhe këtij vendimi i mëshojnë tre ministri të tjera.
Fillimisht vendimi u mor nga ministri i Brendshëm, Sandër Lleshi, për ndalimin e shitjes në tregjet shqiptare të lëndëve plasëse, nisur nga protesta e banorëve të Astirit, ku humbi dy gishtat nga kapsolla efektivja, Ina Nuku.

Sot është firmosur urdhri nga tre ministri të tjera, nga Ministria e Brendshme, Ministria e Mbrojtjes dhe Ministria e Financave.
Sipas urdhrit ndalohen të shiten në treg të gjitha lëndët piroteknike dhe fishekzjarrët.
Ndaj këtë vit nuk do të shqetësoheni nga zhurma e kapsollave, por as nuk do të mund të shijoni bukurinë e fishekzjarrëve.