Një aksident i rëndë është regjistruar mëngjesin e sotëm në Elbasan, në lagjen “Shënkoll”.
Një trajler ka përplasur 40-vjeçarin Pëllumb Nergjoni, i cili po ecte në këmbë.
Sipas të dhënave të para, drejtuesi i trajlerit është 66-vjeçari me iniciale I.T, shkruan “Shqiptarja.com”
I aksidentuari është dërguar menjëherë në spitalin rajonal të Elbasanit, ndërsa gjendja shëndetësore e tij është e rëndë.
Drejtuesi i trajlerit nga ana tjetër, është shoqëruar në Komisariatin e Policisë për t’u marrë në pyetje.
Ndërkohë grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.