Kryetarja e Bashkisë Roskovec, Majlinda Bufi, u paraqit sërish këtë të hënë në Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.
Kjo është hera e dytë që Bufi shfaqet para autoriteteve të SPAK-ut, pas paraqitjes së saj në vitin 2024.
Ndaj kryetares së bashkisë janë depozituar disa kallëzime penale, përfshirë edhe një prej banorëve të fshatit Suk.