Skip to content
Kryesore

Kryebashkiakja e Roskovecit, paraqitet në SPAK

· 1 min lexim

Kryetarja e Bashkisë Roskovec, Majlinda Bufi, u paraqit sërish këtë të hënë në Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Kjo është hera e dytë që Bufi shfaqet para autoriteteve të SPAK-ut, pas paraqitjes së saj në vitin 2024.

Ndaj kryetares së bashkisë janë depozituar disa kallëzime penale, përfshirë edhe një prej banorëve të fshatit Suk.