Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Vrasja e Santiago Malkos/ Leonard Duka del në gjyq

16:06 18/06/2025
Reading Time: 2 min lexim

Në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar u zhvillua këtë të mërkurë seanca gjyqësore ndaj Leonard Dukës, i akuzuar për vrasjen e Santiago Malkos.

Gjatë procesit, u shqyrtuan provat dhe dëshmitë e mbledhura në hetim, ndërsa mbrojtja ngriti një sërë dyshimesh mbi mënyrën e administrimit të tyre.

Avokatja e Dukës vuri në pikëpyetje ligjshmërinë e procedurës që u ndoq për marrjen në pyetje të dëshmitarit Blendi Teta. Sipas saj, prokurori i çështjes e kishte ndarë dëshmitarin nga seanca kryesore, duke i kërkuar të mos jepte deklarime.

“Kjo përbën shkelje të ligjit,” deklaroi ajo, ndërsa kërkoi që të thirren punonjësit e policisë që e shoqëruan Tetën dhe të jepnin sqarime mbi këtë veprim.

Gjithashtu, mbrojtja kërkoi sqarime mbi përdorimin e aplikacionit të komunikimit të enkriptuar “Sky ECC”.

Avokatja kërkoi të qartësohet nëse kodi që pretendohet se i përket Leonard Dukës, është përdorur vetëm nga ai apo edhe nga persona të tjerë. Në këtë kuadër, kërkoi dëshminë e vetë Dukës, si edhe të personave të tjerë të lidhur me çështjen, përfshirë Erlis Dukën, Ervis Martinajn dhe Muhamed Dukën, ky i fundit babai i të pandehurit.

Prokurori Behar Dibra i kundërshtoi kërkesat e mbrojtjes, duke i konsideruar të pabazuara dhe të panevojshme për këtë fazë të procesit.

Ai pranoi kontaktin me dëshmitarin Blendi Teta, por theksoi se nuk kishte asnjë shkelje ligjore. Sa i përket aplikacionit Sky ECC, prokurori sqaroi se identifikimi është bërë përmes metodave të policisë gjyqësore dhe nuk ka alternativë tjetër.

Për kërkesat për dëshmitarë shtesë, Dibra theksoi se disa prej tyre janë të pakapshëm, si në rastin e Ervis Martinajt, për të cilin ende nuk ka të dhëna për vendndodhjen.

Në fund të seancës, Gjykata vendosi të rrëzojë kërkesën për thirrjen e punonjësve të policisë, me argumentin se takimi mes prokurorit dhe dëshmitarit ishte shpjeguar në sallë.

Po ashtu, e konsideroi të panevojshme verifikimin e mëtejshëm të deklaratave të Blendi Tetës, duke sqaruar se aktet e Sky ECC janë pjesë e një procedimi të veçantë. Për dëshmitarët e tjerë, u deklarua se mund të merren në pyetje vetëm nëse kapen dhe njoftohen zyrtarisht nga policia.

Gjykata pranoi vetëm një nga kërkesat e mbrojtjes: thirrjen e Muhamed Dukës si dëshmitar në proces.

Seanca e radhës është caktuar për datën 24 qershor, në orën 09:00.

Etiketa: leonard dukasantiago malko

Të tjera

Kapen në flagrancë 4 të rinj duke gërmuar në Varret Ilire të Selcës
Aktualitet

Kapen në flagrancë 4 të rinj duke gërmuar në Varret Ilire të Selcës

Policia e Korçës ka kapur në flagrancë katër të rinj teksa po gërmonin në Varret Monumentale Ilire të Selcës së...

12:20 14/12/2025
Presioni funksionoi: Kushtetuesja i hap rrugën rikthimit të Ballukut, një skandal me emër dhe mbiemër
Aktualitet

Presioni funksionoi: Kushtetuesja i hap rrugën rikthimit të Ballukut, një skandal me emër dhe mbiemër

Presionet politike të Edi Ramës dhanë rezultat. Vendimi i Gjykatës Kushtetuese për heqjen e pezullimit nga detyra të Belinda Ballukut...

12:46 13/12/2025
Para
36 qendra shëndetësore verore, 4600 vizita në 2 javë

36 qendra shëndetësore verore, 4600 vizita në 2 javë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Kapen në flagrancë 4 të rinj duke gërmuar në Varret Ilire të Selcës

Kapen në flagrancë 4 të rinj duke gërmuar në Varret Ilire të Selcës

12:20 14/12/2025
Presioni funksionoi: Kushtetuesja i hap rrugën rikthimit të Ballukut, një skandal me emër dhe mbiemër

Presioni funksionoi: Kushtetuesja i hap rrugën rikthimit të Ballukut, një skandal me emër dhe mbiemër

12:46 13/12/2025
Nën hetim nga SPAK për tenderat e AKSHI-t, Ermal Beqiri përfiton 2 mln euro nga KLGJ me procedurë të dyshimtë

Nën hetim nga SPAK për tenderat e AKSHI-t, Ermal Beqiri përfiton 2 mln euro nga KLGJ me procedurë të dyshimtë

15:33 12/12/2025
Skandali me firmën izraelite, Meçollari: Rama zgjodhi korrupsionin, Vengu po rrezikon Shqipërinë

Skandali me firmën izraelite, Meçollari: Rama zgjodhi korrupsionin, Vengu po rrezikon Shqipërinë

11:49 12/12/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.