Më 11 maj, shqiptarët u drejtuan kutive të votimit për të zgjedhur qeverinë që do të drejtojë vendin në katër vitet e ardhshme.
Në të gjithë territorin e Shqipërisë u vendosën 5,225 kuti votimi për votuesit brenda vendit, ndërkohë që për herë të parë në një proces të tillë mori pjesë edhe diaspora.
Aktualisht vijon procesi i numërimit të votave, dhe nga të dhënat paraprake të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, rezulton se në votat nga jashtë vendit po kryeson me diferencë të ndjeshme Partia Socialiste.
Deri në këtë moment janë numëruar 38,806 zarfa nga gjithsej 194,889 që kanë mbërritur nga diaspora.
Ja si paraqitet rezultati i deritanishëm për partitë politike në rang kombëtar, sipas votave të diasporës:
• Partia Socialiste: 21,305 vota (55.3%)
• Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore: 10,951 vota (28.42%)
• Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet (NISMA-SHB): 3,161 vota (8.2%)
• Partia Mundësia: 1,176 vota (3.05%)
• Lëvizja Bashkë: 934 vota (2.42%)
• Partia Socialdemokrate (PSD): 361 vota (0.94%)
• Koalicioni Euroatlantik (KEA): 248 vota (0.64%)
• Aleanca Kombëtare Shqiptare (AKSH): 227 vota (0.59%)
• Koalicioni Djathtas për Zhvillim (DZH): 100 vota (0.26%)
• Lëvizja Atdheu (LA): 49 vota (0.13%)
• Aleanca Demokracia e Re (ADR): 16 vota (0.04%)