Skip to content
Bota

Sherri në Elbasan/ Bashkëshortja e Luçiano Boçit: Skemë banditeske

· 1 min lexim

Blerina Boçi, bashkëshortja e Luçiano Boçit, ka reaguar pas incidentit të ndodhur mbrëmjen e kaluar në Elbasan, ku i përfshirë ishte edhe djali i tyre, Parid Boçi.

Në një postim në Facebook, ajo e ka cilësuar ngjarjen si të organizuar me “skema banditeske” dhe ka theksuar se gjithçka do të zbardhet në detaje.

Postimi i Plotë:

Skemat banditeske ne veprim te plote, por do e zbardhim deri ne fund! Zoti thote “ Beteja eshte e imja”.

Një incident ka ndodhur mbrëmjen kaluar në Elbasan, ku ka mbetur i plagosur në kokë djali i Luçiano Boçit, ish-drejtuesit politik të PD-së në këtë qark. I lënduar ka mbetur Parid Boçi, i cili ka marrë çarje në kokë gjatë sherrit, por ka pasoja serioze.