I ftuar në emisionin “Çim Peka Live”, analisti dhe gazetari Andi Bushati bëri një krahasim të fortë politik, duke deklaruar se Partia Socialiste sot funksionon si një organizatë me ngjashmëri fashiste.
Sipas tij, kryeministri Edi Rama nuk dallon nga Benito Musolini, për shkak të mënyrës se si ka ndërtuar pushtetin.
Bushati theksoi se qeverisja aktuale mbahet në këmbë nga tre shtylla kryesore, oligarkët, grupet kriminale dhe mediat e blera.
Ai nënvizoi se këto elementë janë bërë pjesë e pandarë e mekanizmit të kontrollit dhe sundimit të Ramës mbi jetën politike dhe ekonomike të vendit.
“Ajo që kam thënë kohë të ndryshme është e vërtetë. PS nuk është as socialiste as social-demokrate dhe as e majtë. Sot PS i ngjan më tepër një partie fashiste. Në mënyrën se si erdhi Musolini në pushtet ngjan për shembull në mënyrë identike me atë rrahjen e opozitës në Elbasan 4 vite më parë. E dyta është bërë parti e një njeriu e cila e mban pushtetin jo më në vlerat e suazës të së majtës, duke punuar vetëm për interesat e një grup njerëzish dhe duke mos punuar me shumciën. Dhe e mban pushtetin në tri kollona kryesore e para janë oligarkët, e dyta janë bandat kriminale dhe e treta janë televizionet kombëtare dhe shumë të tjera jo kombëtare. Në këtë kuptim është parti e një personi të vetëm shumë larg përpara që ata njerëz kanë aspiruar më parë.” tha Bushati.