Një sherr për një pronë ka përfunduar në përplasje fizike mes dy familjeve në fshatin Tpla të Hasit, duke lënë të plagosur një çift bashkëshortësh.
Ngjarja ka ndodhur pas një konflikti të ashpër mes shtetasit Rr. S. dhe familjarëve të tij, dhe shtetasit A. J. me familjarët e tij. Tensionet mes palëve, të shkaktuara nga mosmarrëveshjet për pronësinë e një pasurie, degjeneruan në dhunë.
Për pasojë, janë dëmtuar fizikisht shtetasi A. J. dhe bashkëshortja e tij, V. J., të cilët janë transportuar për trajtim mjekësor në spitalin e Hasit. Gjendja e tyre shëndetësore ende nuk dihet saktësisht.
Të gjithë personat e përfshirë në konflikt janë shoqëruar nga Policia për të vijuar me procedurat ligjore dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.