Skip to content
Kryesore

Qëlloi vëllanë me thikë, në pranga 73-vjeçari

· 1 min lexim

Një konflikt mes dy vëllezërve ka përfunduar me plagosje të rëndë në Malësi të Madhe.

Ngjarja ndodhi në fshatin Gruemirë-Çezme, ku një 73-vjeçar ka goditur me mjet prerës (kmesë) vëllain e tij 62-vjeçar, pas një sherri për motive të dobëta.

Policia u vu në lëvizje pasi 62-vjeçari, H. K., u dërgua në spitalin e Shkodrës me plagë në kokë.

Nga hetimet paraprake, rezultoi se agresori ishte vëllai i tij, C. K., i cili u arrestua menjëherë. Mjeti i përdorur në sulm u sekuestrua nga efektivët si provë materiale.

I plagosuri ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe vijon trajtimin mjekësor, ndërkohë që hetimet për sqarimin e plotë të ngjarjes vijojnë.