Skip to content
Kryesore

Fëmija 4-vjeçar rrëzohet në shkallët e kopshtit, transportohet në spital

· 1 min lexim

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë paradite në kopshtin nr. 11 të qytetit të Korçës, ku një fëmijë 4-vjeçar ka pësuar një rrëzim nga shkallët.

Pas incidentit, fëmija është transportuar menjëherë në spitalin rajonal të Korçës për mjekim të urgjencës.

Sipas burimeve nga spitali, gjendja e tij është stabilizuar dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka nisur hetimet për të zbuluar detajet e ngjarjes dhe për të verifikuar nëse janë ndjekur të gjitha protokollet e sigurisë në institucionin arsimor.

Sipas deklaratës nga prindërit, ata nuk kanë ngritur asnjë pretendim lidhur me incidentin, ndërsa edukatorja e ka sqaruar ngjarjen, duke thënë se fëmijët ishin duke luajtur kur ka ndodhur rrëzimi.