Një 20-vjeçar është shpallur në kërkim nga policia pas largimit nga banesa që prej ditës së djeshme. Denoncimi është bërë nga i vëllai, 28-vjeçari A. H., i cili ka njoftuar autoritetet për mungesën e të riut.
Policia ka nisur kërkimet dhe po punon për të zbuluar vendndodhjen e tij, ndërkohë që rrethanat e largimit mbeten ende të paqarta.
Njoftimi i policisë:
Shtetasi A. H., 28 vjeç, kallëzoi se ditën e djeshme, është larguar nga banesa, vëllai i tij, shtetasi M. H., 20 vjeç. Punohet për gjetjen e këtij shtetasi.