Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Marrëveshja Shqipëri-Itali për pensionet/ Zbatimi nis në qershor, ja si përfitohet

12:05 04/05/2025
Reading Time: 3 min lexim

Marrëveshja për njohjen e ndërsjellë të viteve të sigurimeve shoqërore mes Shqipërisë dhe Italisë pritet të hyjë në fuqi gjatë muajit qershor, duke hapur rrugën për përfitime konkrete për mbi 500 mijë shqiptarë dhe një numër të konsiderueshëm shtetasish italianë.

Tresjana Elmazi, përfaqësuese e UIM Albania, në një intervistë për ATSH-në, tha se marrëveshja u vjen në ndihmë të gjithë personave që kanë kontribuar në sistemin e sigurimeve shoqërore në të dy vendet, por nuk arrijnë të plotësojnë kushtet minimale për pension në njërin prej tyre.

Sipas saj, qytetarët mund të bashkojnë periudhat e sigurimeve të realizuara në Shqipëri dhe Itali për të përfituar pension të pjesshëm në secilin vend, në bazë të metodës “prorata”, që llogarit kontributet proporcionalisht. Për shembull, një person me 10 vite punë në Shqipëri dhe 10 vite në Itali do të përfitojë pension të ndarë nga të dy vendet, në përputhje me vitet e kontribuara në secilin sistem.

Procedura dhe dokumentacioni

Aktualisht, nuk ka ende mundësi për të aplikuar, pasi marrëveshja nuk ka hyrë zyrtarisht në fuqi. Pasi të shkëmbehen aktet e ratifikimit mes dy vendeve, pritet që zbatimi të nisë brenda muajit qershor. Në atë moment, Instituti Italian i Sigurimeve Shoqërore (INPS) do të hapë një platformë të dedikuar për aplikime.

Elmazi shpjegoi se për pensionin italian nevojiten dokumente të tilla si leja e qëndrimit dhe kodi fiskal, që shërben për të hyrë në sistemin digjital të INPS. Për Shqipërinë, duhet libreza e punës dhe dokumente që vërtetojnë periudhat e sigurimeve, sidomos për vitet para 2012-ës, kur të dhënat nuk ishin ende të digjitalizuara.

Aplikimet dhe ndjekja e procedurave bëhen pa pagesë nga zyrat e patronatit, si UIM Albania, të cilat ndihmojnë qytetarët në mbledhjen e dokumentacionit dhe në procesin e aplikimit.

Sipas përfaqësueses së UIM Albania, përfituesit do të marrin dy pensione të veçanta – një nga ISSH-ja në Shqipëri dhe një nga INPS-i në Itali. Secili institucion do të bëjë pagesën në llogaritë bankare të qytetarëve, në varësi të vendit ku ata banojnë. Pensionet nuk bashkohen në një shumë të vetme dhe nuk ndikojnë tek njëri-tjetri në aspektin financiar apo tatimor.

Zyra e UIM Albania ka raportuar interes të lartë nga qytetarët, veçanërisht ata që kanë vështirësi me përdorimin e platformave digjitale. Elmazi u bëri thirrje të gjithë të interesuarve që të nisin verifikimin e viteve të sigurimeve që tani, për të shmangur vonesa sapo marrëveshja të hyjë në fuqi. Ajo theksoi se platforma e-Albania dhe sistemi italian kërkojnë kohë për të verifikuar të dhënat, veçanërisht për periudhat më të vjetra.

Marrëveshja pritet të ndikojë edhe tek shtetasit italianë që jetojnë në Shqipëri, të cilët përfitojnë nga taksimi i ulët i pensioneve këtu. Shumë prej tyre ndjekin procedurën e ndryshimit të rezidencës, duke përfituar kështu nga skemat e defiskalizimit që menaxhohen nga patronatet si ITAL dhe UIM.

ITAL (Instituti për Tutelën dhe Asistencën e Punëtorëve), i krijuar nga Unioni Italian i Punës (UIL), ka një histori 70-vjeçare në ofrimin e shërbimeve për punëtorët, emigrantët dhe pensionistët në Itali dhe jashtë saj. Nën siglën e UIM, ky institut ka hapur zyrë edhe në Shqipëri me seli në Tiranë dhe sportele në qytete si Durrës, Vlorë dhe Lezhë. / ATA

Etiketa: Marrëveshja Shqipëri-Itali për pensionetZbatimi nis në qershor

Të tjera

Gati për protestën e radhës/ Lorik Cana në krah të studentëve shqiptarë në Shkup: Gjuha nuk negociohet
Kryesore

Gati për protestën e radhës/ Lorik Cana në krah të studentëve shqiptarë në Shkup: Gjuha nuk negociohet

Studentët shqiptarë në Shkup do të dalin sërish në protestë më 18 maj, për të kërkuar të drejtën që provimi...

18:03 15/05/2026
Botërori 2026 nën kërcënimin e vapës ekstreme: Disa ndeshje në rrezik
Kryesore

Botërori 2026 nën kërcënimin e vapës ekstreme: Disa ndeshje në rrezik

Kupa e Botës 2026 pritet të jetë edicioni më i madh në historinë e futbollit, por bashkë me spektaklin dhe...

22:20 14/05/2026
Para
Çmimet e apartamenteve në rritje, eksperti zbulon arsyet

Çmimet e apartamenteve në rritje, eksperti zbulon arsyet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Gati për protestën e radhës/ Lorik Cana në krah të studentëve shqiptarë në Shkup: Gjuha nuk negociohet

Gati për protestën e radhës/ Lorik Cana në krah të studentëve shqiptarë në Shkup: Gjuha nuk negociohet

18:03 15/05/2026
Botërori 2026 nën kërcënimin e vapës ekstreme: Disa ndeshje në rrezik

Botërori 2026 nën kërcënimin e vapës ekstreme: Disa ndeshje në rrezik

22:20 14/05/2026
Me 10 milionë lekë kapital, Donald Veshaj kërkon nga Rama leje për kullë 33 kate në Vlorë

Me 10 milionë lekë kapital, Donald Veshaj kërkon nga Rama leje për kullë 33 kate në Vlorë

14:22 09/05/2026
RTSH i jep 9.5 mln euro tenderin Idea-Tel, anëtari i KVO denoncon korrupsion dhe çmim të fryrë

RTSH i jep 9.5 mln euro tenderin Idea-Tel, anëtari i KVO denoncon korrupsion dhe çmim të fryrë

18:48 08/05/2026
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.