Skip to content
Të Gjitha

E ndiqte policia në Angli se ishte pa dokumente, të riut shqiptar i pushon zemra

· 1 min lexim

Një 26-vjeçar shqiptar është ndarë nga jeta në Angli pasi pësoi atak kardiak. Franci Çoku pësoi infarkt 30 ditë pasi mbërriti në Angli.

Mediat raportojnë se Franci ishte pa dokumente dhe u pikas nga autoritetet angleze, të cilat u vunë në ndjekje të 26-vjeçarit.

Ai ishte duke u kthyer nga puna dhe pak para se të mbërrinte në shtëpi, i riu shqiptar pësoi atak kardiak dhe humbi jetën.

Ndërkohë, familja ka bërë apel për ndihmë për të kthyer trupin i cili ndodhet ende në Angli.

Në rrjetet sociale është hapur një numër llogarie për të mbledhur disa para të cilat do ndihmonin për të kthyer trupin e tij në Shqipëri.