Udhëheqës nga mbarë bota janë mbledhur sot në Sheshin e Shën Pjetrit për funeralin e Papa Françeskut. Ndër të parët që kanë mbërritur janë presidenti amerikan Donald Trump dhe bashkëshortja e tij Melania, të cilët u ulën në Romë që mbrëmjen e kaluar, në aeroportin Fiumicino.
Pjesëmarrja është e gjerë dhe përfshin emra të shquar të skenës politike dhe mbretërore botërore. Mes tyre janë Princ William, Presidenti i Francës Emmanuel Macron, Mbreti i Spanjës Felipe VI me Mbretëreshën Letizia, si dhe Presidenti i Brazilit Luiz Inácio Lula da Silva.
Ka edhe shumë figura politike që pritet të jenë sot në Sheshin e Shën Pjetrit, duke përfshirë:
- Ish-presidenti amerikan Joe Biden dhe zonja e parë Jill Biden
- Kryeministri britanik Keir Starmer
- Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen
- Presidenti i Filipineve Ferdinand Marcos Jr
- Presidenti i Argjentinës Javier Milei
- Princ Haakon dhe Princesha Mette-Marit nga Norvegjia
- Mbreti Carl Gustaf dhe Mbretëresha Silvia e Suedisë
- Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së António Guterres
- Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky me bashkëshorten Olena Zelenska