Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Zgjedhja e Eni Vasilit në krye të RTSH, mes shkeljesh dhe konflikti interesi

11:56 25/04/2025
Reading Time: 2 min lexim

Gazetarja Eni Vasili është emëruar Drejtoreshë e Përgjithshme e Radiotelevizionit Shqiptar (RTSH), në një garë që u konsiderua më tepër formale, pasi, sipas burimeve të brendshme dhe zhvillimeve të mëparshme, ishte paracaktuar që ajo do të ishte përzgjedhja përfundimtare.

Ky vendim shoqërohet me akuza serioze për shkelje flagrante të ligjit dhe konflikt të hapur interesi.

Sipas dokumenteve të dorëzuara në kuadër të kandidimit, Vasili rezulton aksionere dhe administratore e kompanisë “Open Media & Marketing Consulting”, që operon në fushën e reklamave dhe marketingut.

Ky pozicion i saj përbën shkelje të nenit 104, pika 1/b të ligjit nr. 97/2013 “Për mediat audiovizive në Republikën e Shqipërisë”, ku theksohet se kandidati për drejtues të RTSH nuk mund të ketë interesa në kompani që veprojnë në fushën e medias apo reklamës.

Megjithatë, kandidatura e saj jo vetëm që nuk u skualifikua, por kaloi pa asnjë pengesë në fazën përfundimtare, çka ngre dyshime të forta për shpërdorim detyre nga Kryetari i Këshillit Drejtues dhe anëtarët që miratuan emrin e saj. Ky veprim, sipas ekspertëve ligjorë, përbën shkelje të rëndë dhe mund të jetë subjekt i hetimeve penale.

Gara që çoi në përzgjedhjen e saj është cilësuar si e pavërtetë dhe pa garanci konkurruese, duke qenë se përzgjedhja e Vasilit ishte e paralajmëruar jozyrtarisht shumë përpara zhvillimit të votimit. Kjo e bën të gjithë procesin të kontestueshëm dhe të dyshimtë në sytë e opinionit publik dhe të aktorëve të pavarur mediatikë.

Në dokumentet e dorëzuara për kandidim, Vasili ka prezantuar një platformë menaxheriale që, sipas kritikëve, synon ta shndërrojë RTSH-në nga një media publike në një instrument shtetëror të varur direkt nga qeveria. Ky ndryshim i orientimit, në kundërshtim me çdo standard të pavarësisë editoriale, rrezikon të shndërrojë RTSH-në në një zë të propagandës qeveritare, duke e zhveshur nga çdo funksion informues dhe kritik ndaj pushtetit.

Zgjedhja e saj vjen pas një periudhe të gjatë skandalesh të njëpasnjëshme që kanë tronditur RTSH-në, duke përfshirë parregullsitë në proceset e mëparshme të përzgjedhjes, vendime të kontestuara të bordit drejtues, vjedhje tenderash dhe përplasje të vazhdueshme mbi pavarësinë dhe transparencën në këtë institucion.

Kujtojmë se më 1 prill, Këshilli i ri Drejtues vendosi të rrëzojë procedurën e mëparshme të nisur më 6 janar për zgjedhjen e drejtorit, duke e shpallur atë të pavlefshme për shkak të shkeljeve të konstatuara nga Kuvendi – shkelje që çuan më parë në shkarkimin e 11 anëtarëve të bordit.

Në raundin final, gara u zhvillua mes tre më të votuarve, ku Eni Vasili siguroi 7 vota dhe u shpall fituese.

Në kushtet kur një emërim i tillë ngre dyshime të forta mbi kapjen politike të institucionit dhe përfshirjen e interesave private në drejtimin e medias publike, priten reagime urgjente nga Kuvendi dhe SPAK-u, për hetim të plotë të procesit dhe ndalimin e precedentëve që cenojnë pavarësinë e një prej institucioneve më të rëndësishme informuese në vend.

Etiketa: Eni Vasilirtsh

Të lidhura

ONE në kolaps! Klientët: Po na zhvat, s’kemi internet
Aktualitet

ONE në kolaps! Klientët: Po na zhvat, s’kemi internet

Kompania “ONE Albania” po përballet me një krizë serioze, ndërsa dhjetëra klientë denoncojnë mungesën e shërbimit bazë dhe abuzimin me...

09:47 28/06/2025
Të afërmit e pengjeve izraelite kërkojnë armëpushim në Gaza
Bota

Të afërmit e pengjeve izraelite kërkojnë armëpushim në Gaza

Familjarët e pengjeve izraelite që mbahen ende në Gaza do të protestojnë të shtunën në Tel Aviv, duke i bërë...

09:01 28/06/2025
Para
Hidhet nga kati i 8-të në Tiranë, ndërron jetë 60-vjeçarja

Hidhet nga kati i 8-të në Tiranë, ndërron jetë 60-vjeçarja

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

ONE në kolaps! Klientët: Po na zhvat, s’kemi internet

ONE në kolaps! Klientët: Po na zhvat, s’kemi internet

09:47 28/06/2025
Të afërmit e pengjeve izraelite kërkojnë armëpushim në Gaza

Të afërmit e pengjeve izraelite kërkojnë armëpushim në Gaza

09:01 28/06/2025
Ushtarët izraelitë nën hetim për krime lufte pas vrasjes së civilëve në rradhët e ndihmave në Gaza

Ushtarët izraelitë nën hetim për krime lufte pas vrasjes së civilëve në rradhët e ndihmave në Gaza

08:46 28/06/2025
Ukraina shkatërron katër avionë bombardues rusë

Ukraina shkatërron katër avionë bombardues rusë

08:28 28/06/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.