Një 30-vjeçar është qëlluar me armë zjarri ditën e sotme në rrugën “Myslym Shyri” në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:30, pranë një objekti në rikonstruksion.
Sipas “BalkanWeb” i riu ndodhet në gjendje të rëndë në spital, pasi është qëlluar me plumb në kokë. Gazetarja Dorjana Bezat u shpreh se i riu ka qenë punëtor i objektit që po rikonstruktohet në “Myslym Shyri”.
Në njoftimin e policisë, thuhet se plagosja me armë zjarri ka ndodhur pranë një objekti në rikonstruksion, ndërsa nuk dihet ende identiteti i personit të plagosur.
Informacion paraprak:
Sot rreth orës 11:30 në rrugën “Myslym Shyri”, dyshohet të jetë qëlluar me armë zjarri një shtetas, ende i paidentifikuar, rreth 30 vjeç, pranë një objekti në rikonstruksion.
Shtetasit i është dhënë ndihma e parë dhe u transportua në spital për ndihmë të specializuar.
Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.