Skip to content
Politikë

Biznesmeni Shkëlqim Fusha paraqitet në SPAK

· 1 min lexim

Biznesmeni Shkëlqim Fusha është paraqitur këtë të enjte në ambientet e Prokurorisë së Posaçme, ku pritet të merret në pyetje në kuadër të hetimeve që lidhen me dosjen e kryebashkiakut të arrestuar të Tiranës, Erion Veliaj.

Fusha, i cili shoqërohej nga avokati i tij, është një nga të dyshuarit në këtë çështje, ndërsa ndaj tij është caktuar më herët masa e sigurisë “detyrim paraqitje”.

Ai ndodhet nën hetim për veprën penale të korrupsionit aktiv, në kuadër të një hetimi pasuror që përfshin edhe kryebashkiakun Veliaj.