Skip to content
Bota

Italia shpall 5 ditë zie kombëtare për ndarjen nga jeta të Papa Françeskut

· 1 min lexim

Qeveria italiane ka shpallur pesë ditë zie kombëtare në nder të Papa Françeskut, i cili u nda nga jeta. Zia do të zgjasë deri ditën e shtunë, kur është planifikuar edhe ceremonia e varrimit jashtë Bazilikës së Shën Pjetrit në Vatikan.

Vatikani ka publikuar pamjet e Papës në një arkivol të hapur, ndërsa trupi i tij pritet të zhvendoset të mërkurën në Bazilikë për homazhet publike.

Katolikë nga e gjithë bota vijojnë të shprehin dhimbjen e tyre për humbjen e kreut të kishës, ndërkohë që në Vatikan po mbërrijnë mijëra besimtarë për t’i dhënë lamtumirën e fundit.