Në disa qytete të Shteteve të Bashkuara u mbajtën protesta masive kundër politikave të presidentit Donald Trump, me mijëra njerëz që dolën në rrugë për të shprehur pakënaqësinë e tyre.
Nën moton simbolike “50501” që nënkupton 50 protesta në 50 shtete si pjesë e një lëvizjeje të vetme demonstratat u zhvilluan në përvjetorin e 250-të të fillimit të Luftës Revolucionare Amerikane.
Protestat u shtrinë nga oborret e Shtëpisë së Bardhë deri në qendrat urbane të qyteteve të mëdha, duke ngritur zërin kundër një sërë vendimesh të administratës.
Një nga rastet që ngjalli më shumë reagime ishte ai i Kilmar Ábrego García, i cili u deportua gabimisht në El Salvador, duke nxitur kërkesa të shumta për kthimin e tij në SHBA.
Tubimet shënjestruan gjithashtu planet e presidentit për shkurtime buxhetore dhe reduktimin e vendeve të punës në administratën federale, veçanërisht përmes politikave të ndërmarra nga Departamenti për Efikasitetin e Qeverisë.
Pavarësisht tensioneve të izoluara përfshirë një përplasje simbolike pranë Shtëpisë së Bardhë mes një kundërshtari dhe një mbështetësi të Trumpit atmosfera përgjithësisht mbeti e qetë dhe paqësore.
Ndërkohë, të dhënat e fundit nga Gallup tregojnë se vetëm 45% e amerikanëve miratojnë mënyrën se si presidenti Trump po e menaxhon detyrën në tremujorin e parë të mandatit të tij një nivel mbështetjeje më i ulët se mesatarja historike e presidentëve amerikanë në të njëjtën fazë të udhëheqjes.