Skip to content
Bota

Protestat kundër Trump shpërthejnë në disa qytete amerikane

· 2 min lexim

Në disa qytete të Shteteve të Bashkuara u mbajtën protesta masive kundër politikave të presidentit Donald Trump, me mijëra njerëz që dolën në rrugë për të shprehur pakënaqësinë e tyre.

Nën moton simbolike “50501”  që nënkupton 50 protesta në 50 shtete si pjesë e një lëvizjeje të vetme demonstratat u zhvilluan në përvjetorin e 250-të të fillimit të Luftës Revolucionare Amerikane.

Protestat u shtrinë nga oborret e Shtëpisë së Bardhë deri në qendrat urbane të qyteteve të mëdha, duke ngritur zërin kundër një sërë vendimesh të administratës.

Një nga rastet që ngjalli më shumë reagime ishte ai i Kilmar Ábrego García, i cili u deportua gabimisht në El Salvador, duke nxitur kërkesa të shumta për kthimin e tij në SHBA.

Tubimet shënjestruan gjithashtu planet e presidentit për shkurtime buxhetore dhe reduktimin e vendeve të punës në administratën federale, veçanërisht përmes politikave të ndërmarra nga Departamenti për Efikasitetin e Qeverisë.

Pavarësisht tensioneve të izoluara përfshirë një përplasje simbolike pranë Shtëpisë së Bardhë mes një kundërshtari dhe një mbështetësi të Trumpit atmosfera përgjithësisht mbeti e qetë dhe paqësore.

Ndërkohë, të dhënat e fundit nga Gallup tregojnë se vetëm 45% e amerikanëve miratojnë mënyrën se si presidenti Trump po e menaxhon detyrën në tremujorin e parë të mandatit të tij  një nivel mbështetjeje më i ulët se mesatarja historike e presidentëve amerikanë në të njëjtën fazë të udhëheqjes.