Skip to content
Të Gjitha

Zbardhet plagosja me armë në Shkodër, i moshuari ishte duke e pastruar para shtëpisë

· 1 min lexim

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Bushat të Shkodrës. Një 70-vjeçar është vetëplagosur me armë zjarri, pasi po e pastronte në oborrin e shtëpisë.

Në fillim, u raportua se dikush kishte qëlluar ndaj të moshuarit, por në njoftimin e policisë thuhet se i moshuari është vetëplagosur pa dashje.

Shtetasi P. D është transportuar në spitalin e Shkodrës dhe fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën. Ngjarja ka ndodhur mesditën e sotme rreth orës 13:10, në oborrin e shtëpisë së të moshuarit.

Policia ka sekuestruar edhe armën tip “kallashnikov”, të cilën 70-vjeçari ka qenë duke e pastruar kur ndodhi ngjarja.

Policia po vijon punën nën drejtimin e Prokurorit për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.