Një operacion antidrogë në Korçë ka përfunduar me arrestimin e Spartak Selimajt, 34 vjeç, i cili u kap në flagrancë duke shitur një sasi kokaine dy personave.
Lënda narkotike, e ndarë në 14 doza të gatshme për shitje, u sekuestrua nga forcat e rendit si provë materiale.
Hetimet zbuluan gjithashtu se Selimaj kishte thyer masën e sigurisë “arrest në shtëpi”, të vendosur më herët nga Gjykata e Korçës për dy vepra të tjera penale.
Gjithashtu dy personat që blenë drogën, janë proceduar penalisht në gjendje të lirë.