Senatori italian dhe ish-kryeministri Matteo Renzi ka vizituar kampin e Gjadrit në Lezhë, pas vendimit të fundit të gjykatës italiane, që e mbështeti marrëveshjen mes Shqipërisë dhe Italisë për trajtimin e emigrantëve.
Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, e angazhuar personalisht për realizimin e kësaj marrëveshje, ka theksuar se ky hap është mbështetur nga të gjitha shtetet e Bashkimit Evropian.
Marrëveshja e nënshkruar më 6 nëntor 2023, përcakton portin e Shëngjin për zbarkimin e refugjatëve nga vendet e treta, ku do të krijohet një qendër pritëse.
Kampi i Gjadrit, gjithashtu, do të shërbejë si vendndodhje për emigrantët, derisa shqyrtohen kërkesat e tyre për azil.