Sulmi ndaj CFO Pharma: Dyshime për lidhje me fajdet dhe pagesa nga persona të tretë

Hetimet për sulmin me armë ndaj kompanisë CFO Pharma po thellohen në dy pista kryesore, me autoritetet që po shqyrtojnë mundësinë që sulmi të jetë i lidhur me konkurrencën në treg, por edhe me çështje financiare personale të pronarit të kompanisë, Nadir Çausholli.
Dyshime për lidhje me fajdet
Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se një prej pistave të hetimit lidhet me aktivitetin financiar të Çaushollit gjatë viteve 2019-2022, ku dyshohet se ai ka qenë i përfshirë në marrjen dhe dhënien e parave me fajde. Kjo mund të ketë sjellë përplasje apo konflikte të cilat mund të kenë shërbyer si shkak për sulmin.
Pavarësisht këtyre dyshimeve, vetë Çausholli nuk ka ofruar detaje që mund të ndihmojnë hetuesit në identifikimin e autorëve apo të porositësve të ngjarjes.
Pagesa për autorët e sulmit dhe mungesa e provave
Një tjetër pistë e fortë që po shqyrton policia është përfshirja e personave të tretë që mund të kenë paguar autorët për të kryer sulmin. Burime të afërta me hetimet bëjnë me dije se deri më tani nuk ka prova të rëndësishme nga kamerat e sigurisë që mund të çojnë në identifikimin e tyre.
Gjithashtu, pamjet e siguruara nga kamera të ndryshme sigurie nuk kanë ofruar qartësi për makinën që është përdorur nga autorët e dyshuar, duke e bërë më të vështirë zbardhjen e çështjes.
Policia vijon hetimet në të gjitha drejtimet për të identifikuar personat e përfshirë dhe motivet e sakta të këtij sulmi.
Lexo më tej
Nuk i mjaftojnë patronazhistët/ Rama shpik rekrutimin e ri të propagandës
Pas patronazhistëve, administratës së përdorur si ushtri elektorale dhe një makinerie komunikimi që prej vitesh kontrollon me kujdes…
Zjarri riaktivizohet në Zidoll të Krujës, flakët u afrohen sërish depove të eksplozivit
Një vatër zjarri është riaktivizuar në fshatin Zidoll të Krujës, duke rikthyer shqetësimin për situatën në zonë. Ashtu…
Ishte vetëm 23 vjeç kur një ndeshje i ndryshoi jetën përgjithmonë/ Shuhet Prichard Colón, boksieri që kaloi 221 ditë në koma
Prichard Colón, ish-boksieri portorikan historia tragjike e të cilit tronditi botën e sportit, është ndarë nga jeta në…
E dënuar për terrorizëm në Turqi dhe me azil politik në Francë, Julide Yazici ankimon burgun në Shqipëri: Kërkon “arrest shtëpie”
Mbrojtja e aktivistes turke Julide Yazici po përgatit ankimin ndaj vendimit të Gjykatës së Tiranës, e cila caktoi…